Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vendimi i Apelit për drejtimin e PD, reagon Berisha: Demokratët do të mbrojnë me çdo çmim pluralizmin

Nga A2 CNN
3 Mars 2023, 19:46 | Politikë
Vendimi i Apelit për drejtimin e PD, reagon Berisha: Demokratët do

Sali Berisha ka reaguar në një konferencë për mediat për vendimin e dhënë këtë të premte nga Gjykata e Apelit për drejtimin e Partisë Demokratike, e cila riktheu çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë.

Berisha u shpreh se gjykatësit lexuan vendimin e përgatitur në zyrën e Ramës. Ai theksoi se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim pluralizmin politik dhe Partinë Demokratike.

“Sot, Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit politik në Shqipëri. Sot, 3 gjykatës, në një proces të pashembullt kundër pluralizmit, lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik. Sot, gjithashtu, jemi në një kohë prove të vërtetë dhe unë kam besimin më të madh se demokratët shqiptarë janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim pluralizmin politik dhe Partinë Demokratike”, tha Berisha.

https://a2news.com/2023/03/03/drejtimi-i-pd-gjykata-e-apelit-rikthen-ceshtjen-per-rigjykim-ne-shkallen-e-pare/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani