Aksioni fantastik nga Kategoria e Parë, brazilianët e Flamurtarit dhurojnë spektakël
Flamurtari i këtij sezoni në Kategorinë e Parë po tenton me të gjitha mënyrat për t’u ngjitur mes më të mirëve të futbollit shqiptar. Në ekipin vlonjat janë afruar edhe disa futbollist brazilianë të cilët kanë treguar vlerat e tyre edhe në ndeshjen e kësaj javë ndaj Lushnjës. Pas vetëm 3 minutash loje, një kombinim i bukur mes Fernandos dhe Jurit solli golin e parë për bregdetarët ndaj Lushnjës.