Kishin shkuar për një program televiziv, orteku zë poshtë alpinistët, 2 të vdekur, 7 të plagosur

Publikuar më: 4/3/2023, ora 17:04
artvin de cig 2 olu 7 yarali 15674660 7565 amp

Kishin shkuar për një program televiziv, orteku zë poshtë alpinistët, 2 të vdekur, 7 të plagosur

Publikuar më: 4/3/2023, ora 17:04

Dy alpinistë kanë humbur jetën dhe 7 të tjerë janë plagosur si pasojë e një orteku në pllajën  “Olgunlar Mahallesi” në lagjen Yusufeli të Artvinitm në Turqi.

Katastrofën e përjetuan live qytetarët që bënin ski në atë zonë, të cilët panë tmerrin me sy kur orteku merrte para çdo gjë, ndërsa alpinistët humbnin nën dëborë.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë konfirmoi me anë të një deklarate për mediat vdekjen e dy alpinistëve dhe plagosjen e shtatë të tjerëve.

Mësohet se alpinistët ndodheshin në rajon për një program televiziv dhe se viktimat ishin nga Erzurum.