Nuk di të ndalet ky njeri, tjetër gol për Uzunin, golashënuesi i padiskutueshëm i ‘La Liga 2’

Publikuar më: 4/3/2023, ora 18:43

Nuk di të ndalet ky njeri, tjetër gol për Uzunin, golashënuesi i padiskutueshëm i ‘La Liga 2’

Publikuar më: 4/3/2023, ora 18:43

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni, vijon të shkëlqejë në kategorinë e dytë spanjolle me Granadën, teksa sot ka shënuar edhe golin e dytë në fitoren e skuadrës së tij 1 me 3 kundër Burgos.

Lojtari shqiptar nuk e kishte të vështirë që të tundte rrjetën pas pasimit fantastik të Molinas që ishte njeriu i ndeshjes sot me dy gola dhe një asist. Ndërkohë me këtë realizim, Uzuni shkon në kuotën e 18 golave në kampionat, duke forcuar kështu pozitat si golashënuesi më i mirë i kampionatit.