Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pallati që ndërtuan u kthye në “varr” për 100 banorë, në kërkim babë e bijë, u arratisën në Angli

Nga A2 CNN
4 Mars 2023, 16:54 | Bota

Prokuroria e Adana ka lëshuar një urdhër arresti për babë e bijë, përgjegjës për vdekjen e 100 personave nën rrënojat e pallatit që ata kishin projektuar e ndërtuar.

Blloku i apartamenteve “Saimbey”, i cili u shkatërrua që në tërmetin e parë në Adana më 6 shkurt, përbëhej nga 13 hyrje, me nga 32 banesa dhe 16 kate.

Por, gjithçka u shkatërrua kur tërmeti i parë në orën 04:17 në orën lokale shembi bllokun e godinave të ndërtuara nga biznesmeni Abdullah Aybaba dhe vajza e tij Eda Aybaba.

Në këtë bllok banimi, ku banonin 104 persona, mbijetoi vetëm një familje me 4 anëtarë që atë natë nuk ishte në banesë, ndërsa 100 të tjerët mbetën të gjithë të vdekur.

Sipas policisë, babë e bijë ishin vendosur kohë para tërmetit në Angli e për këtë arsye ata kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për ata.

https://a2news.com/2023/03/03/dikush-me-levizte-naten-degjova-nje-boom-te-madh-rrefehet-mes-lotesh-i-mbijetuari-nga-termeti/
https://a2news.com/2023/03/03/thirrja-e-deshperuar-e-nje-nene-ne-kerkim-te-djalit-7-vjecar-qe-humbi-nga-termeti-ne-hatay/
https://a2news.com/2023/03/03/deri-ne-3-vjet-burg-per-ata-qe-rrisin-qirane/

A2 CNN Livestream

Dita jonë