“Të lëmë grindjet e të ndahemi me mentalitetin e vjetër të politikës”, edhe Alibeaj thërret forumet

Publikuar më: 4/3/2023, ora 14:30
alibeaj parlament 1280x720

“Të lëmë grindjet e të ndahemi me mentalitetin e vjetër të politikës”, edhe Alibeaj thërret forumet

Publikuar më: 4/3/2023, ora 14:30

Enkelejd Alibeaj nga ana e tij ka thirrur të hënën e 6 marsit në mesditë mbledhjen e grupit parlamentar, ndërsa në orën 16:00 kryetarët e degëve. Alibeaj vendimin e gjykatës e quajti ogur të mirë për demokratët.

“Kjo është dita kur të gjithë ne, demokratët duhet të jemi më të bashkuar se kurrë për t’u përballur me regjimin e Edi Ramës. Të lëmë mënjanë grindjet dhe mosmarrëveshjet mes nesh, të shkaktuara nga mentaliteti i vjetërsuar i politikës shqiptare”, tha Alibeaj.

Ai ftoi demokratet te bashkohen me kandidatët më të mirë që, sipas tij, nuk vendosin interesin personal të askujt mbi interesin e demokratëve. “Nuk është ditë triumfi për askënd. Është ditë reflektimi i thellë, për ato që kemi kaluar dhe për të përballuar të ardhmen, që nuk është e thjeshtë, por as e pamundur”, tha Alibeaj.