Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“14 maji”, Berisha: Sot çojmë në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje 

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 19:21 | Politikë
“14 maji”, Berisha: Sot çojmë në KQZ

Vijojnë diskutimet në selinë blu ku është mbledhur Këshilli Kombëtar i kësaj partie. Mësohet se gjatë mbledhjes me dyert të mbyllura, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se për cështjen e drejtimit të partisë do të ndiqet rruga ligjore.

Berisha bëri po ashtu të ditur se grupimi që ai drejton do të paraqitë sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale.

“Ne sot do paraqesim në KQZ kërkesën për regjistrimin e PD në zgjedhje sepse kjo bazohet në faktin se nuk është në fuqi vendimi gjykatës, dhe ata sipas Kodit Zgjedhor nuk mund te regjistrohen. Brava ka dhënë dorëheqjen dhe e ka mbajtur peng Rama, dhe nesër ai do të shkojë në gjykatë dhe do të pranojë që ka dhënë dorëheqjen. Nesër ai cakton Alibejan si kryetar, por kjo s’ka bazë ligjore. Të vendosim bashkë sot mënyrën sesi do paraqiten kandidatet tanë si të koalicionit apo të pavarur. Koalicion domethënë të bashkohemi me 1 ose 2 parti që kanë depozituar në KQZ ose 1 mijë firma në elektorat,” është shprehur Berisha ndër të tjera.

A2 CNN Livestream

Dita jonë