Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Afati drejt përfundimit, Turqia po punon për rinovimin e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 17:12 | Bota
Afati drejt përfundimit, Turqia po punon për rinovimin e

Turqia është duke punuar për të zgjatur iniciativën e OKB-së që mundëson eksportimin e grurit të Ukrainës. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm i vendit Mevlut Cavusoglu.

Iniciativa e grurit në Detin e Zi, e nisur nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia korrikun e shkuar në Stamboll bën të mundur eksportimin e grurit nga portet e bllokuara të Ukrainës.

Më herët gjatë kësaj jave, Sekretari amerikan i Shtetit paralajmëroi se afati aktual i marrëveshjes pritet që të përfundojë më 18 mars ndërsa shtoi se Rusia nuk ka rënë dakord për zgjatjen e saj.

Ne po punojmë fort që të vijojë implementimi normalisht dhe të zgjasim më tej marrëveshjen e Detit të Zi,” citohet të jetë shprehur Cavusoglu në një konferencë të Kombeve të Bashkuara që po mbahet në Doha, Katar.

Zgjatja e afatit të kësaj marrëveshje është jetësore për zinxhirin global të furnizimit me ushqim. Në kohë normale, Ukraina do të kishte eksportuar rreth tre të katërtat e grurit që prodhon. Bashkë me Rusinë, ajo përbënte rreth një të katërtën e eksporteve globale të grurit në vitin 2019.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani