Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Çështja e drejtimit, Berisha: Sot ka vetëm një PD dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj

Nga A2 CNN
5 Mars 2023, 18:00 | Politikë
Çështja e drejtimit, Berisha: Sot ka vetëm një PD dhe ajo

Në selinë blu është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Përpara nisjes së punimeve, kryedemokrati Sali Berisha ndër të tjera është ndalur dhe te çështja e drejtimit të kësaj force politike.

Berisha theksoi se sot ka vetëm një PD dhe ajo “është partia e anëtarësisë së saj.” Kreu i demokratëve e cilësoi antikushtetues vendimin e marrë një ditë më parë nga Gjykata e Apelit për çështjen e “vulës” së partisë, ndërsa shtoi se kjo forcë nuk mund të mposhtet pavarësisht vendimeve që merren.

“...Këshilli Kombëtar do të përcaktojë sonte qëndrimin përfundimtar ndaj tyre. U bëj thirrje çdo demokrati e demokrateje, të mbështesë kandidatët e PD-së. Sot ka vetëm një PD dhe ajo është partia e anëtarësisë së saj. Ajo është parti e pamposhtur. Gabojnë ata që mendojnë se me vendime antikushtetuese, duke marrë vulën e saj do të mund të mposhtin këtë forcë politike. Jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës, se jo sot por prej shumë kohësh të kemi shpallur armik të votës së lirë, të pluralizmit. Ti je një armik gjithashtu i Amerikës, edhe pse mund të kesh ndonjë mbështetës. Çdo pro-amerikan duhet ta dijë, se akti i tij armiqësor ndaj SHBA barazohet vetëm më akte që mund të kryente Putini, Lukashneko, apo Kim Jong Un.”

https://a2news.com/video/do-ta-cojme-ne-gjykate-te-larte-berisha-akuzon-yuri-kim-per-vendimin-e-apelit/
https://a2news.com/video/drejtimi-i-pd-gjykata-e-apelit-rikthen-ceshtjen-per-rigjykim-ne-shkallen-e-pare/

A2 CNN Livestream

Dita jonë