Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Asfiksohet nga gazi, gjendet i pajetë në banesë 68-vjeçari në Dropull

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 15:32 | Kronikë
Asfiksohet nga gazi, gjendet i pajetë në banesë 68-vjeçari

Një i moshuar është asfiksuar nga gazi në fshatin Bodrishtë të zonës së Dropullit. Policia njofton se 68-vjeçari me iniciale A. K., i cili jetonte vetëm, është gjetur i pajetë, në banesën e tij rreth orës 13:50 të ditës së sotme.

Paraprakisht, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të gjendjes së asfiksisë që i është shkaktuar nga rrjedhja e bombolës së gazit.      

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani