
Dëmtim serioz, Neymar mbyll sezonin pas ndërhyrjes
Sezoni i Neymar mund të ketë përfunduar para kohe. Sipas burimeve të ndryshme, sulmuesi brazilian i Paris Saint Germain do t’i nënshtrohet një operacioni në ligamentet që mund të kryhet në ditët në vijim, me shumë mundësi në Doha.
Koha e rikuperimit për të parashikohet në rreth 4 muaj, çka do të thotë fundi i sezonit, ndoshta edhe me një kualifikim të PSG në finalen e Champions, diçka e vështirë duke parë rezultatin e sfidës së parë me Bayern Munich, ku francezët u mposhtën në shtëpi 0-1.
Dëmtimi serioz nuk do t’i pengojë Neymar të fitojë titullin e radhës ne Francë, nga momenti që ekipi me pronësi arabe është shkëputur sërish në krye të klasifikimit.