Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Grabitën 1 milionë lekë, arrestohet një prej të dyshuarve, shpallet në kërkim tjetri

Nga A2 CNN
6 Mars 2023, 11:56 | Kronikë
Grabitën 1 milionë lekë, arrestohet një prej të

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi grabitën një shtetas nën kërcënimin e thikës. I arrestuari është drejtuesi i automjetit që u përdor për të kryer vjedhjen. Ky automjet u sekuestrua nga Policia e Durrësit, në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë kallëzim nga shtetasi S. H., 58 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte në rrugë, në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, se 2 shtetas të paidentifikuar e kishin marrë në një automjet dhe duke e kanosur me mjet prerës (thikë), i kishin vjedhur një shumë parash, dhe më pas ishin larguar.

Menjëherë pas këtij kallëzimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dinamika”, falë veprimeve të shpejta profesionale, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej autorëve të dyshuar të këtij rasti, konkretisht i shtetasit:

-V. R., 63 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë", kryer në bashkëpunim.

Vijojnë veprimet hetimore dhe procedurale për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar kryesor të këtij krimi, njëkohësisht bashkëpunëtor i shtetasit të arrestuar V. R”, tha policia.

Nga hetimet paraprake të kryera për këtë rast, rezulton se 63-vjeçari, së bashku me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, kanë marrë shtetasin S. H., në automjetin që drejtohej nga shtetasi V. R., dhe duke e kanosur atë, me mjet prerës (thikë), i kanë marrë shumën 1 000 000 lekë dhe më pas janë larguar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë