Kandidatët e PD, ngrihet grupi për gjetjen e “gjuhës së përbashkët”  me Rithemelimin

Publikuar më: 6/3/2023, ora 22:53
Serish te ndare ne zgjedhje Grupimi Alibeaj njofton se nuk ka negociata me Berishen 1280x720

Kandidatët e PD, ngrihet grupi për gjetjen e “gjuhës së përbashkët”  me Rithemelimin

Publikuar më: 6/3/2023, ora 22:53

Në përfundim të mbledhjes së Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe Kolegjit të kryetarëve, është rënë dakord ngritja e një grupi prej 3 deputetësh të cilët janë mandatuar për të biseduar me grupin e Rithemelimit për çështjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët për një kandidat të Partisë Demokratike.

Ky grup do të përbëhet nga Gazment Bardhi, Merita Bakiu dhe Flamur Hoxha. Gjithashtu forumet e PD vendosën afatin e këtij komunikimi deri ditën e premte.

Më parë, kreu i grupit parlamentar Enkelejd Alibeaj, në një dalje për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, është shprehur se ndihet drejtues dhe ushtrues i detyrës së kryetarit që prej se ish-kryedemokrati Lulzim Basha dha dorëheqjen.

“Jo vetëm jam, por ndihem drejtuesi i PD-së, ushtruesi i detyrës, dhe jo vetëm sot por që nga momenti që zoti Basha bëri të ditur dorëheqjen,” deklaroi ai.