
Një derbi për titullin, Partizani dhe Tirana luajnë vetëm për fitore
Një derbi për titullin! Partizani dhe Tirana përballen këtë të hënë në arenën kombëtare në kryeqytet në një ndeshje që mund të vendos shumë fatin e sezonit.
Bardheblutë udhëqin klasifikimin me 3 pikë më shumë rivalët e kuq megjithatë një fitore e demave mund të hap çdo llogari për titullin. Edhe pse në 10 vitet e fundit statistikat flasin për Partizani, në ndeshje të tilla nuk ka një favoritë, por të dy ekipet do të luftojnë vetëm për të fituar.
“Derbi është derbi. Sigurisht që çdo skuadër kërkon të bëjë më të mirën, çdo skuadër kërkon të dalë triumfuese. Mendoj se është një ndeshje që duhet përgatitur me qetësi dhe me një gjendje emocionale jo mbi normale sepse ashtu na dëmton. Dihet vlerësimi që ka derbi. Për ne trajnerët është më e kollajtë për sa i përket mobilizimit, ndoshta dhe karikimit të skuadrës. ajo vetë karikohet dhe vetë mobilizohet”, tha trajneri i Tiranës.
Ndërkohë, në duelin tjetër, Teuta kërkon fitoren e tretë radhazi në kampionat. Djemtë e detit përballen me Vllazninë që në ndeshjen e fundit minimalisht nga Kastrioti i vendit të fundit.
Në prag të sfidës, tekniku i shkodranëve kërkoi përqendrim maksimal nga djemtë e tij. Dueli Teuta –Vllaznia luhet në orën 16;00 ndërsa gjithçka mbyllen në orën 19:00 me derbin e kryeqytetit.