Një javë festime, ndriçohet nga fishekzjarrët qyteti meksikan

Publikuar më: 6/3/2023, ora 09:21
kr meksika frame 528 1280x720

Një javë festime, ndriçohet nga fishekzjarrët qyteti meksikan

Publikuar më: 6/3/2023, ora 09:21

Qielli i natës meksikane u ndriçua me shfaqje shumëngjyrëshe të fishekzjarrëve të shtunën mbrëma gjatë festivalit vjetor të fishekzjarreve të Tultepec. Spektatorët ndoqën nga fishekzjarrët tradicionale deri tek shfaqjet e përpunuara gjatë festimeve.

Çdo vit, banorët e Tultepec festojnë shenjtin mbrojtës të fishekzjarrëve, San Huan de Dios, me një festë njëjavore. Puna me fishekzjarrë është një traditë që përcillet ndër breza, tha artizani i fishekzjarrëve Arturo Avila.

Tultepec konsiderohet kryeqyteti i mjeteve piroteknike të Meksikës. Por aksidentet janë të zakonshme, në dhjetor 2016 shpërthimet në një treg lokal fishekzjarrë në ajër të hapur vranë 42 dhe plagosën dhjetëra.