Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

DEA në Shqipëri, pse agjencia kundër drogave kërkon komunikim direkt me shqiptarët?

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 16:20 | Kronikë
DEA në Shqipëri, pse agjencia kundër drogave kërkon

A është lajm i mirë apo i keq ai që shpalli Ambasada e Shteteve të Bashkuara se Agjencia amerikane e luftës kundër drogës, DEA, ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë direkt me qytetarët.

Sipas juristëve, e mira qëndron tek angazhimi amerikan në luftën kundër narkotikëve. Por nga ana tjetër flet për një shqetësim në rritje se Shqipëria është kthyer në një pikë të fortë të grupeve kriminale që merren me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“I bie që Shqipëria është bërë me të vërtetë faktor i lëndëve narkotike derisa ne kemi kërkesa si ajo nga DEA, e cila ka luftuar gjatë gjithë kohës krimin e organizuar”, thotë avokati Bledar Meminaj.

DEA Nuk mjaftohet vetëm me partneritetin zyrtar për të marrë informacione në lidhje me trafikantët me origjinë shqiptare. Agjencia amerikane ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të kontaktuar në Whatsapp dhe një adresë e-mail-i për këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e narkotikëve apo dhe krimin e organizuar.

“Kemi edhe një pikëpyetje që ngremë në lidhje me funksionimin e institucioneve ligjzbatuese që kemi në Shqipëri, edhe të SPAK-ut, që u ngrit me fokusin kryesor kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë”, thotë Meminaj. “Pra kemi mosfunksionim të këtij institucioni, apo kemi një problem që është ngritur mbi fuqitë e këtyre strukturave dhe ne kërkojmë bashkëpunim me një prej agjencive më të forta botërore, siç është DEA”.

Trafiku i narkotikëve nga Amerika Latine deri në Shqipëri përdoret gjerësisht nga grupet kriminale. Vetëm në portin e Durrësit përgjatë vitit 2021 u kapën 11 ngarkesa me kokainë me peshë totale prej 1 tonë e 77 kilogramë ndërsa në vitin 2022, 3 ngarkesa me rreth 140 kilogramë.

Në raportin më të fundit të departamentit amerikan të shtetit thuhet se Raporti i Strategjisë Ndërkombëtare të Kontrollit të Narkotikëve 2022 e mban Shqipërinë në kategorinë e Juridiksioneve kryesore të pastrimit të parave pas përfshirjes së saj për herë të parë në 2017. Kategoria nënkupton që institucionet financiare të vendit angazhohen në transaksione valutore që përfshijnë shuma të konsiderueshme të ardhurash nga trafiku ndërkombëtar i narkotikëve.

https://a2news.com/2021/09/07/lumi-i-kokaines-a2-cnn-ne-ekuador-si-funksionon-trafiku-i-droges-nga-guayaquil-ne-shqiperi/
https://a2news.com/video/dea-amerikane-dhe-spak-zbulojne-400-thaset-me-pleh-kimik-e-kokaine-ne-fier-detaje-nga-operacioni/

A2 CNN Livestream

Dita jonë