Dialogu Kosovë-Serbi, Scholz: Plani franko-gjerman i peshuar, procesi do të përfundojë me sukses
Dialogu Kosovë-Serbi, Scholz: Plani franko-gjerman i peshuar, procesi do të përfundojë me sukses
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh optimist për fundin e lumtur të dialogut mes Kosovës e Serbisë. “Kemi të bëjmë me një propozim shumë të peshuar të Gjermanisë dhe Francës dhe që mbështetet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kuadër besoj që ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses”, tha Scholz në një konferencë për mediat pas një takimi me kryeministrin Edi Rama në Berlin.
Sipas propozimit me 11 pika të publikuar më parë, palët do të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë me njëra-tjetrën mbi bazën e të drejtave të barabarta.
Të dyja palët do të njohin reciprokisht dokumentet e tyre përkatëse dhe simbolet kombëtare, duke përfshirë pasaportat, diplomat, targat dhe vulat doganore. Sipas pikës 3, të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimet dhe parimet e përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato të barazisë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë, autonomisë dhe integritetit territorial të tyre, të drejtën e vetëvendosjes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimi.
Më tej, theksohet se në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, palët do të zgjidhin çdo mosmarrëveshje ndërmjet tyre, ekskluzivisht me mjete paqësore dhe do të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës.
Ppor edhe Albin Kurti ka shprehur disa herë dakordësinë për ta firmosur marrëveshjen, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se nuk ka ndërmend të firmosë propozimin europian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.