“Diplomacia fluturuese” në lëvizje, Lajçak viziton Kosovën këtë javë, Serbinë më 13-14 mars

Publikuar më: 7/3/2023, ora 15:09
MB LAJCAK VIZITAT.duplicate frame 0 1280x720

“Diplomacia fluturuese” në lëvizje, Lajçak viziton Kosovën këtë javë, Serbinë më 13-14 mars

Publikuar më: 7/3/2023, ora 15:09

Diplomacia fluturuese e Bashkimit Europian është vënë në lëvizje. Tashmë është zyrtarizuar që i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Prishtinën këtë të enjte dhe të premte.

Ndërsa në Beograd do të shkojë javën tjetër, konkretisht më 13 dhe 14 mars. Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, sqaroi arsyen kryesore të këtyre vizitave, që është organizimi i takimit të radhës të nivelit të lartë mes përfaqësuesit të lartë të BE-së, Jozef Borrell, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Tryeza e radhës në kuadër të dialogut pritet të mbahet si asnjëherë më parë në Ohër të Maqedonisë së Veriut më 18 mars. Synimi është që të gjendet një pajtim mes palëve për modalitetet e zbatimit të propozimit europian për normalizimin e marrëdhënieve dhe jo për të vendosur firmën në dokumentin zyrtar.