Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dosja “Babale”, nis në Apel seanca për Ervin Salianjin, kërkon përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri!

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 09:56 | Politikë
Dosja “Babale”, nis në Apel seanca për Ervin Salianjin,

Në gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca për deputetin Ervin Salianji, për çështjen Babale. I pranishëm në sallë është vetë deputeti Ervin Salianji, i cili ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares relatore Etlira Petri.

Sipas Salianjit, ka papajtueshmëri ligjore, pasi Petri është bashkëshorte e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, i cili ka qenë pjesë e një kolegji që është shprehur me vendim për një nga vendimet e ndërmjetme të Shkallës së Parë.

“Kemi dyshime për njëanshmëri nga gjyqtarja Petri. Caktimi i seancës gjyqësore është bërë me qëllim mosrishortimin e kësaj dosjeje gjyqësore, pasi e njëjta gjyqtare ka pasur dosje të regjistruara shumë më herët, por për të cilat nuk ka caktuar datë për seancë të parë.

Petri përfshin kritere subjektive në arsyetimin e përshpejtimit të gjykimit të çështjes. Përshpejtimi është bërë për të hequr mundësinë e mosrishortimit, për të mos e hequr këtë dosje nga duart e gjyqtares Petri.”

Ervin Salianji në seancë

Ndërkohë, kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Petri ka bërë edhe nga avokati i Jetmir Olldashit.

“Portali i klientit tim është marrë gjerësisht me procesin e vettingut të  gjyqtares Petri, por edhe verifikimin administrativ për gjyqtarin Sokol Sadushi.

Të gjithë artikujt janë publikuar para se gjyqtarja Petri të caktohej për çështjen. Për këtë shkak gjyqtarja duhet ta konstatonte me herët papajtueshmërinë, pasi klienti im ka mbajtur qëndrim publik ndaj jush.”

Avokati Indrit Sefa

A2 CNN Livestream

Dita jonë