Fitorja e Lionel Messit në Kupën e Botës bëhet film vizatimor

Publikuar më: 7/3/2023, ora 12:25

Fitorja e Lionel Messit në Kupën e Botës bëhet film vizatimor

Publikuar më: 7/3/2023, ora 12:25

Fitorja e Lionel Messit në Katar, i cili fitoi Kupën e Botës 2022 me Kombëtaren e Argjentinës, kthehet në film vizatimor. Revista Deadline me bazë në SHBA njoftoi se do të xhirohet një serial i animuar për historinë e yllit 35-vjeçar.

Është thënë se Messi ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me gjigantin e teknologjisë Sony për serialin në fjalë.

Ende nuk është bërë e ditur data se kur do të prezantohet për publikun filmi vizatimor, i cili do ta portretizojë Messin si një fëmijë që has pengesa të ndryshme gjatë udhëtimit.

Mësohet se, seriali në të cilin do të shfaqet legjenda argjentinase do të jetë më së shumti për fëmijë dhe nuk do të jetë dokumentar.