Në Angli janë të sigurt, Conte dëshiron të rikthehet në Itali

Publikuar më: 7/3/2023, ora 11:55
antonio conte

Në Angli janë të sigurt, Conte dëshiron të rikthehet në Itali

Publikuar më: 7/3/2023, ora 11:55

Antonio Conte kërkon të rikthehet në Itali, të paktën kështu raporton britanikja “The Times”, këtë të martë.

Rikuperimi i tij në Itali (Conte u kthye në Londër pas gati tre javësh të kaluar në shtëpi duke u rikuperuar nga heqja e fshikëzës së tëmthit) ka përforcuar bindjen e trajnerit të Tottenham “për t’u kthyer në shtëpi në fund të sezonit”.

“The Times” nënvizon se si ish-trajneri i Interit dhe Juves momentalisht është i përqendruar në fushë dhe në angazhimet e ardhshme të Spurs duke filluar nga ndeshja e nesërme kundër Milanit në të cilën është në rrezik kalimi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Por pikërisht diçka e tillë mund të vendosë shumë për fatin e italianit. Tema për të ardhmen e Antonio Contes mbetet e nxehtë kohë e fundit. Mundësia e rinovimit të kontratës konsiderohet nga tabloidi anglez si mjaft e largët.