
Plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij, arrestohet 15-vjeçari në Pogradec
Policia e Pogradecit ka vënë në pranga 15-vjeçarin, i cili plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një konflikti për motive të dobëta. I plagosuri u transportua në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen 1 në qytet, në një pikë lojërash për të rinj afër zonës së Agjencisë së Autobusëve.