Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shqipëria në nisma me Kinën, Rama: Kemi kaluar regjimin që nuk i fliste askujt, nuk ia pamë hajrin

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 13:15 | Politikë
Shqipëria në nisma me Kinën, Rama: Kemi kaluar regjimin që

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk ka ndërmend të largohet nga nismat e përbashkëta ekonomike me Kinën, edhe pse nuk ka përfituar prej tyre.

“Është e vërtetë, jemi pjesë e formatit 17+1 dhe nuk kemi ndërmend të largohemi. Edhe pse, për hir të së vërtetës, Shqipëria nuk ka përfituar as edhe një investim. Për arsye historike dhe psikologjike, bashkëpunimi ynë është fare normal dhe krahasuar me vendet e tjera, krejtësisht jorelevant, tha Rama në një konferencë të përbashkët me Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin.

“Por ideja që ne të largohemi nga forumi për të mbajtur qëndrim për çfarëdolloj arsyeje, më duket e gabuar. Mendoj se në botën ku jetojmë, komunikimi, me të gjithë pa përjashtim, pavarësisht se mund të kemi bindje tërësisht të kundërta, është “A”-ja. Besoj që vendet demokratike janë ato që duhet të japin shembullin, sepse për veten tonë në Shqipëri e kemi kaluar një kohë gati gjysmëshekulli me një regjim që nuk i fliste askujt dhe që i mbante qëndrime të gjithë planetit dhe nuk i pamë hajrin këtij moskomunikimi. Kështu që mendoj që komunikimi duhet të jetë gjithmonë dhe me këdo”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë