Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Të vjella, kollë, shërim ose vdekje”, shenjat e thella të pandemisë përmes vizatimeve të fëmijëve

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 10:36 | Lifestyle

“Coronavirus, të vjella, kollë dhe më pas shërim ose vdekje”. Kjo është fjalia e shkruar nga një djalë gjashtëvjeçar suedez në vizatimin e tij të bërë gjatë pandemisë Covid. Bëhet fjalë për një nga 91 vizatimet me temë pandeminë të bëra nga fëmijë të moshës 4 dhe 6-vjeçare, të mbledhura në një studim nga Universiteti Uppsala (Suedi), rezultatet e të cilit u publikuan në Acta Pediatrica.

Studimi tregon se Covid ka lënë një gjurmë të thellë tek të vegjlit. Shumë prej tyre e kanë kuptuar se si të mbrohen nga koronavirusi më mirë se disa të rritur.

Duke analizuar vizatimet, studiuesit mundën të demonstronin se edhe fëmijët më të vegjël ishin prekur shumë nga pandemia e Covid. Vizatimet tregonin imazhe të detajuara të sëmundjes, vdekjes dhe aktiviteteve të anuluara për shkak të urgjencës shëndetësore. Frika, shqetësimi dhe gjyshërit e munguar ishin tema të tjera shumë të pranishme. Disa fëmijë e përfaqësonin koronavirusin si një përbindësh, ndërsa të tjerë shpjeguan se si të mbroheshin nga infektimi.

Ajo që i habiti autorët është se fëmijët, edhe në kufijtë e moshës së tyre shumë të re, ishin të informuar mirë për funksionimin e virusit dhe të infektimit. Ata dinin përhapjen e tij, karakteristikat dhe simptomat e shkaktuara nga sëmundja.

“Si studiuese me përvojë në shkencat e fëmijëve dhe rinisë, do të doja ta zhvilloja më tej këtë metodë”, thotë Maria Thell, një nga autoret. Hapi tjetër është analizimi i vizatimeve të tjera të fëmijëve të moshës 7 deri në 11 vjeç, për të kuptuar se cili ka qenë ndikimi i pandemisë në këtë grupmoshë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani