Transporton mjete ushtarake drejt Kosovës, ankorohet në Durrës anija luftarake italiane

Publikuar më: 7/3/2023, ora 18:37

Transporton mjete ushtarake drejt Kosovës, ankorohet në Durrës anija luftarake italiane

Publikuar më: 7/3/2023, ora 18:37

Sot porti i Durrësit ka mirëpritur anijen ushtarake italiane “San Marco”.  Anija logjistike luftarake, e gjatë 136 metra dhe e gjerë 26, mund të mbajë edhe mjete fluturuese, kryesisht helikopterë, si dhe të paktën 350 ushtarë.

Anija i përket klasit San Giorgio, e përbërë nga 3 anije,  “San Giorgio”, “San Marco” dhe “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.

Anija në fjalë po mbante disa mjete ushtarake të KFOR që kanë si destinacion final Kosovën.