Balluku: Jemi në rrugën e duhur për t’u bërë eksportues neto të energjisë brenda vitit 2029

Publikuar më: 8/3/2023, ora 13:05
MINISTRAT frame 31824 1280x720

Balluku: Jemi në rrugën e duhur për t’u bërë eksportues neto të energjisë brenda vitit 2029

Publikuar më: 8/3/2023, ora 13:05

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u bërë vend eksportues neto i energjisë brenda vitit 2029.

Ministrja Balluku njoftoi miratimin e marrëveshjes së huas me bankën gjermane KfW, me vlerë 50 milionë euro, sistemin dhe sektorin energjetik shqiptar.

“Vendi është në rrugë të mbarë, për të arritur deri në vitin 2029, që brenda sektorit energjetik të kemi prodhim +4 terravat, që do ta kthejë Shqipërinë në vend eksportues neto, nga vend importues neto që ka qenë deri më sot”, tha Balluku në konferencën për media të mërkurën.