DEA linjë sinjalizimi për Shqipërinë, Manja: Shenjë e besimit të fortë ndaj autoriteteve tona ligjzbatuese

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 14:21 | Politikë
DEA linjë sinjalizimi për Shqipërinë, Manja: Shenjë e

I pyetur në deklaratën për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në lidhje me lajmin e se DEA ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë, për të cilën u shpreh se, kjo është një shenjë të besimit të fortë bashkëpunimin e DEA-s amerikane me autoritetet shqiptare.

Manja tha se agjentët do të bashkëpunojnë me të gjitha institucionet ligjzbatuese në vend për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Unë e konsideroj si shenjë e besimit të fortë të autoriteteve të DEA me institucionet shqiptare, bashkëpunimi është i forcuar, që kur u krijua SPAK por edhe më përpara, bashkëpunimi mes Prokurorisë së Krimeve të Rënda me partnerët tanë amerikanë ka qenë korrekt. Ju ftoj ta merrni informacionin e plotë dhe të shihni bashkëpunimin e SPAK me autoritetet e DEA-s, dua ta theksoj është shenjë e besimit të fortë ndërmjet autoriteteve tona ligjzbatuese dhe atyre të DEA-s, për ju lajm i gëzuar duhet të jetë ky që ka një vullnet serioz të agjencive të huaja dhe qeverisë shqiptare për të goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh Manja.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Ambasada e SHBA-së njoftoi se DEA ka hapur një linjë të re të sinjalizimit për Shqipërinë.

Sipas njoftimit, DEA ka vënë në dispozicion një numër telefoni për të kontaktuar në Whatsapp dhe një adresë e-maili për këdo që ka informacion në lidhje me rritjen, prodhimin, shpërndarjen e drogave, krimin e organizuar apo pastrimin e parave të lidhura me drogën.

https://a2news.com/2023/03/06/dea-amerikane-vendos-numer-kontakti-dhe-email-per-kedo-qe-ka-informacion-per-trafik-droge-e-pastrim-parash/
https://a2news.com/2023/03/07/dea-ne-shqiperi-pse-agjencia-kunder-drogave-kerkon-komunikim-direkt-me-shqiptaret/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi