Gjikunri pret Yuri Kim në PS: E garantova për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare

Publikuar më: 8/3/2023, ora 12:52
Gjikunri pret Yuri Kim ne PS  E garantova per nje proces zgjedhor ne perputhje me standardet me te 1280x720

Gjikunri pret Yuri Kim në PS: E garantova për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare

Publikuar më: 8/3/2023, ora 12:52

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, u takua këtë të mërkurë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, në selinë e PS.

“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit. E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Gjiknuri pas takimit përmes një postimi në Facebook.

Përveç tij, Yuri Kim zhvilloi një takim edhe me Enkelejd Alibeajn, në kryesinë e Kuvendit, në cilësinë e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, ndërsa do të takohet edhe me përfaqësues të Partisë së Lirisë.