Për çfarë i shkoi në zyrë ambasadorja amerikane? E zbulon Alibeaj

Publikuar më: 8/3/2023, ora 13:55
Alibeaj yuri kim

Për çfarë i shkoi në zyrë ambasadorja amerikane? E zbulon Alibeaj

Publikuar më: 8/3/2023, ora 13:55

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim. Ka qenë vetë Alibeaj, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, publikoi detaje në lidhje me atë se çfarë u bisedua mes palëve në këtë takim.

“Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve.  Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.

Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.

Në fund të bisedës e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.”

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj