Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Yuri Kim në takime me partitë, në PS me Gjiknurin, në Kuvend me Alibeajn dhe në PL me Metën

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 20:08 | Politikë
Yuri Kim në takime me partitë, në PS me Gjiknurin, në Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi regjistrimin e partive përzgjedhjet vendore të 14 majit. Ende pa nisur fushata elektorale ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi takime me përfaqësues politikë të mazhorancës dhe opozitës. Diplomatja amerikane fillimisht u ndal te selia e Partisë Socialiste ku u prit nga sekretari i përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri. Gjiknuri pohoi se në fokus të diskutimit ishin zgjedhjet, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral

“E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare”, u shpreh Gjiknuri.

Pas këtij takimi ambasadorja Kim e zhvendosi agjendën e saj në kryesinë e Kuvendit, ku takoi kreun e grupit parlamentar te PD, Enkelejd Alibeajn.

“Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale”, deklaroi Alibeaj.

Ambasadorja amerikane mbërriti në zyrat e partisë së Lirisë, ku u prit nga Ilir Meta, aleati i Sali Berishës.

“Konfirmoj vullnetin e palëkundur të Partisë së Lirisë për të kontribuar për zgjedhje të lira, të ndershme dhe brenda standardeve europiane, që do t'i jepnin fund monizmit në pushtetin lokal, si dhe këmbënguljen e Partisë së Lirisë për denoncimin në të gjitha nivelet, të korrupsionit qeveritar dhe lokal”, tha kreu i PL-së.

Meta vuri ne dukje se korrupsioni endemik po thellohet dhe se sipas tij ka një rëndim të mëtejshëm të gjendjes lidhur me pastrimin e parave, narkotrafiqeve dhe veprimtarisë kriminale në vend. Në këtë kuadër ai përshëndeti veçanërisht angazhimin e fokusuar të DEA-s në Shqipëri, lidhur me veprimtarinë e narkotrafikut dhe problemet kritike që lidhen me të, si një hap i duhur dhe i shumëpritur.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli