Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dy emra për Vlorën, Rama: Kemi gati kandidatët për bashkitë. Me këtë PD, fitorja e lehtë

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 12:35 | Politikë
Dy emra për Vlorën, Rama: Kemi gati kandidatët për

Socialistët e kanë gati listën e kandidatëve për 61bashkitë për t’u përballur me kundërshtarët në fushatën elektorale përzgjedhjet vendore të 14 majit. Kryetari Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë tregoi që e ka gati ekipin me të cilin sipas tij do të fitojë ndaj opozitës.

“Zyrtarizmi përfundimtar do të bëhet para se të regjistrohen zyrtarisht kandidatët. Por në pika të përgjithshme e dimë se kush do të jetë skuadra. Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm, por fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike. Këto lloj situatash rrezikojnë shumë të të shkëpusin nga njerëzit”, tha Rama.

Burime nga mbledhja e kryesisë thanë për A2 CNN që bashkia e Vlorës ndahet mes dy emrave, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Ndërsa 2 deputetët, Benet Beci dhe Besjan Ajazi do të lënë mandatin për të garuar në për qeverisjen e Shkodrës dhe Gramshit.

Edi Rama mohon akuzat e ngritura ndaj tij se ka ndërhyrë në vendimin e drejtësisë për vulën e Partisë Demokratike, duke i cilësuar këto pretendime të politikës së ditës.

Shefi i mazhorancës iu përgjigj deklaratave të mëhershme të ish-numrit 2 të qeverisë së tij, Arben Ahmetaj, që referuar përballjes së tij me drejtësinë e këshilloi Ramën të bëjë kryeministrin, jo gjykatësin. “Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unëtë kisha bërë gjykatësin”, tha Rama.

Ahmetaj është akuzuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve. Në korrik të vitit të kaluar, Ahmetaj u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit dhe i ministrit për Rindërtimin. Gjithashtu ai nuk u konfirmua më si drejtues politik i PS në Vlorë, pozicion që iu besua Blendi Klosit. 

https://a2news.com/2023/03/09/rama-per-ahmetajn-nese-do-te-kisha-bere-gjykatesin-gjerat-do-te-kishin-qene-shume-me-keq/

A2 CNN Livestream

Dita jonë