Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Humb jetën 20-vjeçari, shkon në tre numri i viktimave nga aksidenti në Sauk

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 22:45 | Kronikë
Humb jetën 20-vjeçari, shkon në tre numri i viktimave nga

Rëndohet më tej bilanci i aksidentit të ndodhur pasditen e së enjtes te rreth-rrotullimi i TEG-ut. Policia bën të ditur se edhe shoferi i automjetit tip “Audi”, 20-vjeçari Klevis Ruçaj ka ndërruar jetë.

I riu ndodhej në terapi intensive në spitalin e Traumës në kryeqytet por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja.

Kështu, numri i viktimave nga ky aksident i rëndë shkon në tre pasi më herët kanë humbur jetën edhe dy vajza të cilat nuk janë identifikuar ende.

Kurse, tre të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

DINAMIKA E AKSIDENTIT

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues 20-vjeçarin, Klevis Ruçaj ka qenë duke udhëtuar në unazën lindore me drejtim lëvizjeje nga Farka për tek rrethrrotullimi pranë TEG-ut. Dhe, pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Hyndai”, me drejtues Qemal Kurtin, rreth 60 vjeç.

https://a2news.com/2023/03/09/aksidenti-prane-zones-se-saukut-dy-viktima-dhe-tre-te-lenduar/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani