Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kate Middleton heq veshjet mbretërore dhe vishet me kamuflazh

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 18:01 | Lifestyle

Princesha e Uellsit Kate Middleton ka hequr rrobat glamour dhe ka veshur uniformën e kamuflazhit, duke u kthyer në një ushtare. E emëruar Kolonele Nderi e Gardës Irlandeze në dhjetor 2022, Princesha e Uellsit mori pjesë një ditë më parë në një stërvitje që parashikon mbështetjen teknike për viktimat e betejës dhe përkujdesjen ndaj ushtarëve të plagosur në Salisbury-n e mbuluar me borë, në Wiltshire.

E veshur me rroba ushtarake dhe kapuç leshi, Kate Middleton praktikoi në dëborë në vizitën e saj të parë që kur u bë kolone nderi e Gardës Irlandeze. Kur një nga ushtarët u plagos në këmbë, princesha e ndihmoi atë së bashku me një tetar. Me besnikëri ndaj udhëzimeve, ajo së bahsku me ushtarët e tjerë i dha ndihmën e parë. Mësoi gjithashtu se si regjimenti mbështet ushtrinë ukrainase dhe ndihmon ushtarët e parkut të Afrikës Lindore për të luftuar kundër gjuetisë pa leje. Në fund të vizitës, Princeshës së Uellsit iu bë një demonstrim i armëve të përdorura nga Garda Irlandeze.

Kate Middleton trashëgoi titullin e kolonelit të nderit të Gardës Irlandeze nga bashkëshorti i saj William në dhjetor, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth. Princi kishte marrë titullin nga gjyshja e tij sovrane në vitin 2011, por, kur babai i tij Charles u bë mbret, ai i kaloi atij rolin që kishte mbajtur deri atëherë, atë të kolonelit të Gardës Uellsiane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë