Ndryshim në Agjencinë e Kadastrës, kreu i IKMT zëvendëson Artan Lamen

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 22:25 | Politikë
Ndryshim në Agjencinë e Kadastrës, kreu i IKMT

Sipas burimeve, Artan Lame është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të ASHK (Agjencia Shtetërore e Kadastrës).

Lame është një nga bashkëpunëtorët më të hershem të kryeministrit Edi Rama që prej vitit 2013 kur mori pushtetin.

Pas eksperiencës së tij nga viti 2013 deri në 2019 si kreu i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale, e njohur si ALUIZNI, Lame u emërua atë vit në postin e kreut të Kadastrës.  

Dallëndyshe Bici që pritet ta zëvendësojë, kishte vetëm pak muaj që ishte emëruar sërish në krye të IKMT, pas një periudhe si zëvendësministre e Mbrojtjes.

A2 CNN Livestream

A2 Business