Sulmuesi i Chelsea bën dedikimin special, Rama: Rrofsh o “King”, mezi të presim

Publikuar më: 9/3/2023, ora 17:48
brojarama 1280x720

Sulmuesi i Chelsea bën dedikimin special, Rama: Rrofsh o “King”, mezi të presim

Publikuar më: 9/3/2023, ora 17:48

Sot kryeministrit shqiptar Edi Rama i ka ardhur një dhuratë e veçantë nga Londra. Bëhet fjalë për një fanellë të Chelsea me dedikim të personalizuar.

Natyrisht, dedikimi në shqip nuk mund të vinte nga askush tjetër se sa nga sulmuesi i talentuar Armando Broja.

“Për Edi Ramën, faleminderit për gjithçka bëni për Shqipërinë”, shkruante dedikimi i djaloshit me origjinë nga Malësia e Madhe, por lindur në afërsi të Londrës.

Nuk mund të mungonte përgjigja e Ramës, që duke postuar një foto të dedikimit shkruan “rrofsh king dhe mezi presim të kthehesh në fushë”.

Talenti shqiptar u dëmtua seriozisht në gju në një miqësore kundër Aston Villa në dhjetorin e kaluar, pikërisht kur mendohej se do të merrte më shumë minuta si titullar te gjigantët e Premier League.

Mjekët përcaktuan se sezoni ishte i mbyllur për shqiptarin 21-vjeçar, i cili pas ndërhyrjes kirurgjikale tashmë po stërvitet për t’u rikthyer fuqishëm në sezonin e ardhshëm.