Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 15:38 | Kronikë
Vrasja e Santiago Malkos, SPAK kërkon dënimin me 25 vite burg për

SPAK kërkon dënimin me 25 vite burg për Ilir Selmanin dhe 7 vite burg për Elvis Gacajn. Ata akuzohen si bashkëpunëtorë në vrasjen e Santiago Malkos, në gusht të vitit 2019 në rrugën "Xhanfize Keko" në Tiranë.

Selmani u arrestua në prill të vitit 2020, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Santiago Malkos. I dyshuar dhe si i përfshirë në klanin “Duka”, Selmani ra në prangat e policisë në afërsi të maternitetit “Koço Glizoheni”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen e Malkos, pasi u kap nga disa kamera sigurie teksa mblidhte mbeturina dhe i hidhte në një kosh pranë vendngjarjes.

https://a2news.com/2020/04/16/arrestohet-ilir-selmani-i-dyshuar-si-bashkepunetor-ne-vrasjen-e-santiago-malkos/

A2 CNN Livestream

Dita jonë