Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Aksident tragjik në Kavajë, shoferja 30-vjeçare humb kontrollin e makinës dhe batohet, vdes në vend

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 13:41 | Kronikë
Aksident tragjik në Kavajë, shoferja 30-vjeçare humb kontrollin

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur në vendin tonë, këtë herë në Kavajë, ku ka ndërruar jetë një 30-vjeçare.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, ku shtetasja R. C., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një aksident fatal i mori jetën tre të rinjve në Tiranë, teksa makina që ata po udhëtonin me shpejtësi, u përplas me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe përfundoi në nënkalim, duke përplasur edhe një mjet që po kalonte aty.

Si pasojë e këtij aksidenti mbetën të plagosur edhe tre persona, që po udhëtonin me makinën e përplasur nga “Audi” i viktimave rastësisht.

https://a2news.com/2023/03/10/aksidenti-me-3-te-vdekur-ne-tirane-del-video-kur-audi-fluturon-nga-rrethrrotullimi/
https://a2news.com/2023/03/10/dy-vajzat-22-dhe-23-vjec-mesohen-emrat-e-viktimave-te-aksidentit-te-djeshem-ne-tirane/
https://a2news.com/2023/03/10/dalin-fotot-e-viktimave-te-aksidentit-tragjik-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Dita jonë