Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Çfarë ndodhi me “shtetasin I.M.”? Bushka: Duhet t’u japim kohë “Dosjeve” për një raportim për rastin

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 21:33 | Politikë
Çfarë ndodhi me “shtetasin I.M.”? Bushka: Duhet

Asnjë iniciativë e jona nuk është e lidhur me individë të caktuar.” Ka qenë kjo përgjigja e kryetares së Komisionit Parlamentar të Ligjeve, kur u pyet në “Intervistë” me Merita Haklajn rreth dosjes së “shtetasit I.M.”

E pyetur nëse Kuvendi apo Kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë kërkuar më shumë informacion rreth asaj çështjeje, Klotilda Bushka u shpreh mbrëmjen e së premtes se një pyetje e tillë është ngritur, por do të duhet kohë fizike deri në marrjen e një informacioni.

Bushka kujtoi se është detyrë e Kuvendit, e aq më tepër për raste në të cilat ka bërë emërime, që të kërkojë informacione të tilla nga Autoriteti i Dosjeve.

“Në këto raste, Kuvendi do të duhet të ketë informacionin e plotë që  të jetë në kushtet e marrjes së një vendimi, bazuar në të vërteta. Në momentin që vihesh në dijeni të situatave të caktuara, dhe ka pasur më shumë se një rast në shkresën e autoritetit në verë, do të duhet patjetër të kuptosh se cilat janë nismat që duhen ndërmarrë,” u shpreh Bushka.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve kujtoi gjithashtu se Autoriteti i Dosjeve duhet të bëjë edhe rregulloret e reja që duhet t’i përshtatë me ndryshimet e reja që janë aprovuar. Dhe, në seancat që janë publike, është bërë edhe pyetja rreth “shtetasit I.M.”

Në këto seanca, është bërë kjo pyetje. Presim që nga momenti që ka hyrë ligji në fuqi, të vijojnë punën dhe të ketë një kohë të arsyeshme për të marrë raportimet përkatës,” shtoi ajo.

Po ashtu, zonja Bushka tregoi se nga kolegët deputetë ka pasur pyetje edhe për legjislaturën aktuale apo atë të shkuar.

https://a2news.com/2023/02/21/lustracioni-ne-kuvend-alibeaj-dhe-ps-prezantojne-nismat-per-dekomunistizimin/
https://a2news.com/2022/07/29/pretendimet-e-autoritetit-te-dosjeve-meta-autoret-do-te-mbajne-pergjegjesi-individuale/
https://a2news.com/2022/11/22/hapja-e-dosjeve-vrioni-kerkesat-duhen-justifikuar-per-i-m-verifikimi-jo-automatik/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli