Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dhjetëra tërmete godasin Italinë, qindra persona e kalojnë natën jashtë: Kurrë s’kemi ndjerë një tronditje të tillë

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 10:59 | Bota

Me dhjetëra tërmete kanë goditur rajonin e Umbrias në Itali gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes së të enjtes, me lëkundjen më të fuqishme prej 4,9 të shkallës rihter, të paktën sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë.

Mbrojtja Civile ka bërë të ditur se të paktën 200 persona e kaluan natën jashtë shtëpive të tyre, duke u vendosur në palestra për shkak të frikës nga pasgoditjet e tërmetit.

Menjëherë në mëngjesin e së premtes, autoritetet lokale kanë nisur verifikimin e godinave, ndërsa shkollat janë mbyllur në Perugia dhe komunat pranë saj. “Ne jemi të gjithë në rrugë, të frikësuar. Kurrë nuk kemi ndjerë një tronditje të tillë”, shprehet një banor në Perugia.

“Pas tërmetit të parë, rreth orës 16:00, nisëm të mendojmë se çfarë duhet të bënim, por tërmeti i orës 20:00 na detyroi ta kalonim natën jashtë shtëpisë”, shprehet një grua.

Tërmetet e së enjtes shkaktuan dëmtime të lehta në shumë ndërtesa, por fatmirësisht nuk ka raportime për persona të lënduar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu