Gratë fitojnë betejën e radhës në Berlin, do të lejohen “topless” në pishinat publike

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 14:21 | Lifestyle

Gratë në Berlin kanë fituar betejën e radhës për barazi dhe tashmë do të lejohen të shkojnë “topless” në pishinat publike të qytetit.

Ky vendim i qeverisë ka ardhur pas një ankese për diskriminim nga një grua, e cila nuk u lejua të futej “topless” në një pishinë në kryeqytetin gjerman. Ajo iu drejtua zyrës së Avokatit të Popullit në Senat për drejtësi, diversitet dhe antidiskriminim për të kërkuar barazi.

Në reagimin e kësaj ankese, Berliner Baederbetriebe, që drejton pishinat publike të qytetit, vendosi të ndryshojë rregullat e veshjes.

“Ky vendim sjell të barabarta për të gjithë berlinezët, qofshin meshkuj, femra apo jobinare. Tani është e rëndësishme që rregullorja të zbatohet në mënyrë konsistente”, tha Doris Liebscher, nga Avokati i Popullit.

Para këtij vendimi, grave nuk iu lejohej të qëndronin “topless”. Atyre iu kërkohej të visheshin ose të largoheshin nga pishina, ndërsa në disa raste iu ndalohej të riktheheshin më në pishinat publike.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu