Korçë, shpërthim në një banesë në Bulgarec

Publikuar më: 10/3/2023, ora 09:23
vlcsnap 2023 03 10 10h03m19s151 1280x720

Korçë, shpërthim në një banesë në Bulgarec

Publikuar më: 10/3/2023, ora 09:23

Një sasi lënde plasëse mësohet se ka shpërthyer në një banesë në fshatin Bulgarec, Korçë.

Sipas informacioneve, në banesë nuk jeton njeri dhe mbetet e paqartë se përse ka ndodhur shpërthimi aty. Nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë granatë.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.