
Lotaria e penalltive nuk e sheh Interin fitues, mposhtet nga Spezia
Interi humb një ndeshje tejet të rëndësishme për të siguruar një vend në Champions League të sezonit të ardhshëm, me trajnerin Simone Inzaghi gjithmonë e më i diskutuar.
Zikaltrit humbasin 2-1 në La Spezia, pas një ndeshje që filluan më së miri më një penallti të marrë në minutat e para. Përballë një portieri që shquhet për pritjet e tij nga 11 metrat, topin nuk e merr Lukaku që ka statistika realizimi 100% nga 11 metrat, por Lautaro Martinez, i cili gabon.
Interi shton presionin por mbetet konfuz, Lautaro shënon sërish me kokë por goli anulohet për pozicion jashtë loje.
Në një nga kundërsulmet e pakta la Spezia tund rrjetën me Daniel Maldini, një gol simbolik për djalin e mitit milanist Paolo Maldini.
Në minutën 83 një faull mbi Dumfries i jep Interit një penallti tjetër që kësaj radhe i përket Lukakut që realizon, por aty ku Interi mendonte përmbysjen, ishte sulmuesi i La Spezia N’zola ai që realizon me anë të një tjetër penalltie katër minuta më vonë. Për Interin kjo është humbja e saj e 8-të në një kampionat zhgënjyes për djemtë e Inzaghit.