
Lufta për titull në Superiore, Partizani përballë Vllaznisë, Tirana pret Laçin në Elbasan
Kategoria Superiore ka hyre në një fazë delicate ku cdo gabim mund ti kushtonte shumë skuadrave. Në javën e 25-të, vëmendja është te ndeshja në “Loro Boriçi” aty ku Vllaznia e Mirel Josës pret Partizanin e trajnerit Colella.
Pas fitores në derbi, të kuqtë vijnë me motivimin maksimal ndërsa për shkodranët nuk mund të thuhet e njëjta gjë pasi ne javën e fundit barazuan 1-1ndaj Teutës. Megjithatë diferenca prej 4 pikësh me demat, nuk I bënë aspak inferior shkodranët përkundrazi i motivon për të marrë 3 pikët.
Ndërkohë Tirana duhet të harrojë sa më shpejt humbjen në derbi. Bardheblutë përballen me Laçin në “Elbasan Arena” dhe detyra është vetëm fitore. Kështu është shprehur dhe tekniku Orges Shehi në konferencën për shtyp ndërsa theksoi se ka akoma shumë ndeshje. Të dyja sfidat do të luhen në orën 17:00.