Nga pagesa "cash" te siguria e të dhënave, problemet e digjitalizimit të ekonomisë shqiptare

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 20:36 | Ekonomi
Nga pagesa "cash" te siguria e të dhënave, problemet e

Shërbimi publik që ofron në e-albania është i komplikuar, humb kohë dhe nuk është i konsoliduar. Ka pasur probleme, edhe fizikisht është ndërprerë dhe është i papërditësuar. Kështu deklaroi në studion e A2 Business konsulenti i biznesit, Bujar Bendo, teksa flitej për digjitalizimin e ekonomisë shqiptare. Sipas tij shtrirja e internetit dhe e-albania janë më të dukshme e më të prekshme për qytetarët dhe më pak deficitare dhe jo cilësore për biznesin.

Bendo thekson se pengesë janë edhe bankat që nuk kanë dhënë akses të gjitha kartave për veprime online, ndërsa thekson edhe pasigurinë e të dhënave.

“Pengesë kanë qenë bankat që nuk u kanë dhënë akses të gjithë për kartat. Ne kemi pasigurinë e të dhënave dhe shërbimet janë në fazë fillestare dhe ka shumë problematika. Nuk kemi ne një biznes që të ketë krijuar fonde për inovacion. Sulmet kibernetike ndikojnë në mënyrë absolute te besueshmëria e shërbimeve elektronike”.

Edhe për ekspertin e teknologjisë dhe tregtisë online Tomi Kallanxhi pagesa cash e lë pas digjitalizimin.

“Një nga gjërat që i jep krah ekonomisë shqiptarë është pagesa cash dhe e lë pas digjitalizimin. Dhe shumica rrogat e të ardhurat i kanë cash. Problemi qëndron edhe te publiku dhe privati, por pozitiv është që janë hapur dy start up. Problemi që në Shqipëri nuk përdoret shumë karta është pagesa cash. Shqiptarët i kanë mësuar vetë kanë qenë autodidaktë, kurse në të gjithë botën trajnohen njerëzit. Digjitalizimi dhe numri i madh i punonjësve në administratë bie në kontradiktë me njëra- tjetrën”.

Për ekspertin Artan Gjergji qeveria është një hap para privatit sa i përket ofrimit të shërbimit të digjitalizimit, por duhet të punohet me edukimin.

“Po ta ndajmë ofrimin e shërbimeve nga shteti e privati qeveria është një hap para privatit. Ofrohet konsulencë, por biznesi është i avashtë. Dhe pjesa tjetër që është edukimi që ka të bëjë me moshën dhe nivelin intelektual. Penetrimi është i kënaqshëm, por duhet të jemi të qartë; pagesa është formë e marrjes së shërbimit, digjitalizimi është ofrimi i këtyre produkteve në formë digjitale. Ky është procesi kryesor dhe revolucioni drastik. Në këtë pikë duhet të sensibilizohet biznesi. Nuk mund të pretendosh që të mbash derën e dyqanit hapur dhe të vijnë njerëzit aty. Njerëzit nuk lëvizin Pandemia ka ndikuar. Shoh më hapa para qytetarët, sesa biznesin. E dinë dhe kanë vullnetin dhe e kanë provuar të blejnë online. Kjo është kërkesa kur shohim ofertën që janë bizneset, janë shumë vonë. Nuk janë në të njëjtin ritëm. Unë mendoj që biznesi duhet të investojmë më shumë. Kemi riformatim të ekonomisë. Bankat tregtare kanë mbetur mbrapa se kanë pjesën më të madhe të tortës për ofrimin e shërbimeve financiare, por dhe duhen investime drastike për të ndryshuar. Bankat janë investuar tek e-banking dhe mobile banking”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos