Rrufetë ndriçojnë qiellin, kamioni tundet si djep. Kamerat e sigurisë tregojnë momentin e tërmetit në 05:28 të mëngjesit

Publikuar më: 10/3/2023, ora 10:08

Rrufetë ndriçojnë qiellin, kamioni tundet si djep. Kamerat e sigurisë tregojnë momentin e tërmetit në 05:28 të mëngjesit

Publikuar më: 10/3/2023, ora 10:08

Mediat turke kanë publikuar pamjet nga tërmeti i fuqishëm që tronditi zonën e Kayseri, me magnitudë 4.8.

Në pamjet e publikuara shihen vetëtimat që ndriçojnë qiellin dhe një kamion i parkuar që shihet të lëkundet si djep.

Tërmeti me magnitudë 4.8 ballë në një thellësi prej 7 kilometrash ka ndodhur në orën 05:28 minuta, ndërsa lëkundjet janë ndjerë intensivisht në të gjithë zonën.

Lëkundjet shkaktuan panik mes banorëve, të cilët braktisën banesat e tyre dhe dolën jashtë. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk pati dëme në njerëz apo materiale.