Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rrufetë ndriçojnë qiellin, kamioni tundet si djep. Kamerat e sigurisë tregojnë momentin e tërmetit në 05:28 të mëngjesit

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 10:08 | Bota

Mediat turke kanë publikuar pamjet nga tërmeti i fuqishëm që tronditi zonën e Kayseri, me magnitudë 4.8.

Në pamjet e publikuara shihen vetëtimat që ndriçojnë qiellin dhe një kamion i parkuar që shihet të lëkundet si djep.

Tërmeti me magnitudë 4.8 ballë në një thellësi prej 7 kilometrash ka ndodhur në orën 05:28 minuta, ndërsa lëkundjet janë ndjerë intensivisht në të gjithë zonën.

Lëkundjet shkaktuan panik mes banorëve, të cilët braktisën banesat e tyre dhe dolën jashtë. Fatmirësisht nga lëkundjet nuk pati dëme në njerëz apo materiale.

https://youtu.be/ZmBtKKCj8F8
https://a2news.com/2023/02/12/momentet-tragjike-qe-ndryshuan-turqine-pergjithmone-publikohen-pamjet-e-tmerrshme-te-termetit/
https://a2news.com/2023/03/02/pamjet-e-regjistruara-ne-te-njejten-rruge-para-dhe-pas-termetit-zbulojne-ashpersine-e-fatkeqesise-se-shekullit/
https://a2news.com/2023/02/07/pa-koment-pamjet-me-dron-tregojne-shkaterrimin-nga-termeti-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani