Tifozët brohorasin emrin e Messit, “tërbohet” Ronaldo, shikoni veprimin e tij antisportiv
Tifozët brohorasin emrin e Messit, “tërbohet” Ronaldo, shikoni veprimin e tij antisportiv
Një Cristiano Ronaldo i nervozuar u largua drejt dhomave të zhveshjes duke goditur një shishe me ujë, pasi skuadra e tij, Al Nassri u mposht 1:0 nga Al Ittihad në ligën Saudi Pro.
Kjo humbje shënoi ndeshjen e dytë me radhë në të cilën 38 vjeçari Ronaldo dështoi të shënonte gol.
Braziliani, Romarinho shënoi për Al Ittihad 10 minuta para se të përfundonte koha e rregullt e ndeshjes, duke i siguruar fitoren skuadrës së tij, e cila tani rrëzon nga kreu skuadrën e Al Nassrit.
Tifozët e Al Ittihad vazhdimisht talleshin me Ronaldon duke brohoritur emrin e Lionel Messit gjatë tërë ndeshjes.
Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Ronaldo dukej se ishte tejet i nervozuar, ku këtë gjë e konfirmoi edhe sjellja e tij, pasi është filmuar tepër i acaruar ndërsa shkelmon edhe një shishe uji me këmbë.