Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Trendi më i ri në Shqipëri, afro 40% e grave kërkojnë lindjet çezariane

Nga A2 CNN
10 Mars 2023, 15:55 | Aktualitet
Trendi më i ri në Shqipëri, afro 40% e grave kërkojnë

Lindjet me operacion janë kthyer në trend për gratë shtatzënë. Gati 40% e foshnjave në Tiranë vijnë në jete përmes lindjes cezariane. Kjo tendencë  konstatohet nga mjekët specialistë pranë materniteteve në kryeqytet.

Ata këshillojnë nënat e reja të dëgjojnë rekomandimet e mjekut, për më të mirën e tyre dhe të foshnjave.

“Kjo është njëshi, për të mos pasur komplikacione. Tendenca vazhdon të jetë deri diku e lartë. Në Tiranë vijnë edhe raste të ndërlikuara, por lindja natyrale është më e mirë”, thotë drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, Eljona Demaliaj.

Më rritjen e lindjeve çezariane janë shtuar edhe nevojat e spitaleve për gjak. Vitet e fundit maternitetet po aplikojnë politikën përmes dhurimeve vullnetare dhe të familjarëve të pacienteve.

“Çdo paciente që vjen në maternitet për të lindur, mbart me vete rriskun për hemorragji. Ne e kemi protokoll që çdo paciente vjen, u rekomandohet të sigurojë gjak paraprakisht nga familjarët, me bazë vullnetare”, thotë Zef Delia, mjek reanimator.

Gjatë një konference shkencore për obstetri-gjinekologjinë, mjekët ju bëjnë thirrje grave shtatzëna të ndjekin të gjitha protokollet mjekësore për të mos pasur komplikacione gjatë shtatzënisë dhe lindjes.

https://a2news.com/video/po-shuhet-shqiperia-ulet-numri-i-lindjeve/
https://a2news.com/2022/08/18/sa-kushton-nje-bebe/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani