Verifikimi për Ahmetajn, para kontrollit të BKH, “filtër” mënyrës së krijimit të pasurive

Publikuar më: 10/3/2023, ora 16:14

Verifikimi për Ahmetajn, para kontrollit të BKH, “filtër” mënyrës së krijimit të pasurive

Publikuar më: 10/3/2023, ora 16:14

Kontrollet në banesat e njerëzve të afërt të ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, janë paraprirë nga marrja në pyetje e personave të përfshirë në projektimin, ndërtimin, apo edhe arredimin e tyre. Gjatë ditëve të fundit agjentët e BKH-së kanë administruar deklarime të projektuesve, arkitektëve e arreduesve të një banese në zonën e Hamallajt, në pronësi të partneres së ish-zv.kryeministrit. Interesi i hetuesve është përqëndruar në identifikimin e porositësve të ndërtimit, kohën e lidhjes së kontratës, zbatuesit e deri tek arreduesit e saj. Deklaruesit janë pyetur edhe mbi mënyrën e likuidimit financiar, nëse shërbimet janë paguar cash apo përmes sistemit bankar.

Ndonëse SPAK ende nuk ka një hetim të regjistruar në emër të ish-ministrit Ahmetaj, për llogari të verifikimit të kallëzimeve kundër tij për aferën e inceneratorëve, në sitën e hetimit do të kalojnë edhe pasuritë e personave të lidhur me të, mbi mënyrën e krijimit, si edhe burimin e të ardhurave.

Nga ana tjetër, për vilën në Hamallaj ka pasur denoncime publike, që ngrenë dyshime për financimin e saj nga Klodian Zoto, biznesmenit në kërkim të inceneratorëve. Sipas kallëzimeve kundër Ahmetajt, i njëjti biznesmeni ka financuar edhe udhëtime jashtë vendit.

Në kuadër të hetimit të rolit të ish-zv.kryeministrit Ahmetaj në aferën e inceneratorëve gjatë se premtes agjentët e BKH ushtruan kontroll në një banesë në pronësi të partneres së tij në Hamallaj, si edhe në banesën e ish-bashkëshortes në Tiranë.

Në banesa nuk u gjendën sende të jashtëligjshme, ndërsa u sekuestruan një sërë dokuementesh, në lidhje me projektimin apo arredimin e banesave.