Vllaznia pezullon Latifin për duelin me Partizanin

Publikuar më: 10/3/2023, ora 15:10
Latifi vllaznia 1 1024x576

Vllaznia pezullon Latifin për duelin me Partizanin

Publikuar më: 10/3/2023, ora 15:10

Për javë me radhë, në Shkodër e pritën të kthehej nga lëndimi. Por, tani që është gati, Liridon Latifi, do të mbetet sërish jashtë skuadrës.

Sulmuesi është pezulluar nga klubi i Vllaznisë dhe nuk do të japë kontributin në duelin e titullit me Partizanin.

Konfirmimi erdhi nga trajneri Mirel Josa në konferencën përpara ndeshjes. Vendimi u mor pasi në takimin me Teutën, 29-vjeçari nuk ishte në formacionin titullar dhe nuk pranoi të aktivizohej nga stoli.

Josa zbuloi se masat e marra nga klubi janë të karakterit “financiar” por lidhen edhe me “aktivizimin e Latifit në vazhdimësi”.